Shkarkimi i Metës/ Komisioni Hetimor miraton shtyrjen e afatit me katër muaj

Shkarkimi i Metës/ Komisioni Hetimor miraton shtyrjen e afatit me katër muaj

Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta ka vendosur sot zgjatjen e afatit me katër muaj të afatit të veprimtarisë së Komisionit Hetimor. Komisioni vendosi sot me 8 vota pro dhe 1kundër shtyrjen me katër muaj të veprimtarisë së Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta.

 “Ky komision dhe mazhoranca ka kërkuar një shtesë për afat kohor. Dhe për të investiguar një institucion kaq të rëndësishëm duhet më shumë kohë. nuk e  ka patur kohën e duhur për tu mbledhur dhe për të shqyrtuar faktet. Kjo ka ardhur edhe për shkak të gjendje në Shqipëri pas tërmetit të rënë. Është e pamundur që afati që është përcaktuar me 8 dhjetor. Është koha e pamjaftueshme për të dalë në një kërkesë sa më ta saktë dhe të drejt ligjor. Shtyrja me 4 muaj kërkohet për ta nxjerrë këtë punë të saktë. Mund të duhet edhe kohë tjetër madje por edhe mund ta mbyllim më para “, tha deputeti Alban Zeneli, në cilësinë e nënkryetarit të Komisionin Hetimor.

Komisioni Hetimor ka marrë nën shqyrtim veprimet dhe mosveprimet e Presidentit Meta në lidhje me dekretet që ka lëshuar për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe dekretimin e zgjedhjeve për shtyrje më 13 tetor. Në të njëjtën kohë Presidenti po hetohet edhe për akte të tjera në lidhje me veprimet dhe mosveprimet e tjera. Mazhoranca pretendon se Presidenti ka shkelur Kushtetutën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy