Rama në Farkë: Do t'ju zhvendosim nga maja e malit, më pranë shërbimeve

Rama në Farkë: Do t'ju zhvendosim nga maja e malit, më pranë shërbimeve

Në fund të marsit ose në fillim të prillit nis montimi i shtëpive të reja për të prekurit nga tërmeti. Ky është premtimi i kryeministrit Rama gjatë një vizite në familjet e Farkës. Rama tha se pas vendimit për të ndërtuar qyteza të reja, banorët do të zhvendosen në to, ndërsa toka do të mbetet e tyrja. Por kjo nuk do të ndodhë me të gjithë, pasi aty ku ka disa banesa të dëmtuara, shtëpitë e reja do të ndërtohen aty.

Këtu janë në tokën e tyre dhe shtëpitë do të ndërtohen këtu. Në rastet e tjera do të bëhen qyteza ku do të jenë më afër njëri- tjetrit, më afër me qendrën, me shërbimet, me spitalet, me kopshtet etj. Dhe jo në majë të malit, aty që nuk vjen as urgjenca. Toka i mbetet atij që e ka dhe i zoti i punës të shkojë ta punojë dhe ta kthejë në shtëpi. Dhe jo të shkojë gjithë shtëpia aty se kanë bagëtitë. Mund të paguajnë një çoban apo tjetër, por nuk vijon kështu kjo histori. Në fund të marsit, fillim të prilli me kësmetin e Zotit fillojmë montimin e shtëpive të reja”, tha Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy