Në Kongresin e mbajtur sot nga Partia Socialiste është diskutuar edhe mbi propozimin e ministres Krifca për të ashtuquajturën Akademi e Barinjve.
Një qytetar i pranishëm në Kongres e mbrojti idenë e ministres, duke e konsideruar të nevojshëm motivimin barinjve.
Kam marrë shkas nga një fjalë e zonjës ministre pak kohë më pare, e cila u bë virale për Akademinë e barinjve. Kjo nuk është tallje për mendimin tim. Unë nuk e njoh ministren por e ndjek me vëmendje punën e saj takimet që bën me fermerët, që i njeh të gjithë ndoshta me emra e kjo është një punë vërtet për t’u lavdëruar. është e nevojshme, turistët s’vijnë për detin e malin, por për produktin shqiptar që e prodhojnë duart tuaja. Kemi shkelur mjaft male në Shqipëri, ku kemi takuar barinj. Është e nevojshme t’i motivojmë barinjtë, blegtoria është mjaft e nevojshme zë një vend të veçantë në tavolinat tona”, tha qytetari.



