
Nga protesta në Sharrë, kreu i PL, Ilir Meta, tha se protestat janë rruga për të kthyer demokracinë në vend. Meta tha se afera e inceneratorëve është skandali më i madh ndonjëherë dhe implikon një numër të madh të zyrtarëve më të lartë të qeverisjes qendrore dhe vendore.
I bëjmë thirrje administratës. Mos u përdorni nga Edi Rama, mos u bëni bedel për korrupsionin e tij dhe interesat e tij mafioze, ruani integritetin tuaj. Ora e drejtësisë po vjen sepse populli shqiptar nuk ka më se çfarë humbet. Rama, shporru. Jam i sigurt se përmes protestave do të vendosim demokracinë. Në një vend ku institucionet kanë rënë prej korrupsionit, e vetmja mënyrë për të rivendosur demokracinë është ngritja e popullit.
Kemi përballë një organizatë kriminale, ku drejtues është Edi Rama, ministrat, kryetarë bashkish, sekretari i përgjithshëm. Kjo është organizata kriminale më e madhe. Ajo drejton oktapodin e inceneratorëve dhe vazhdon përmes tenderave e ujësjellësave.



