Deputetja PD-së Albana Vokshi u paraqit sot në GJKKO, në lidhje me kallëzimin e bërë nga Vilma Nushi në drejtim të saj, pas deklaratave që Vokshi ka bërë si kryetare e Komisionit Hetimor Parlamentar të Shëndetësisë.
Ajo theksoi se gjithë projekti i check up-it është korruptiv dhe klientelist, me para të dhëna me firmën e Ramës. Vokshi u shpreh se “Nushi ka dërguar letra në GJKKO për të në intimiduar”.
“Keni ndjekur besoj letrat publike drejtuar komisionit dhe tani një padi në gjykatë speciale, me qëllimin e vetëm për të na intimiduar të mbyllim gojën. Ishte seanca e parë në të cilën nuk u paraqit shtetasja Vilma Nushi dhe s’u kishte dhënë prokurorë avokatëve të saj për të mbajtur qëndrimet në lidhje me pajtimet. Nga ana jonë u refuzua pajtimi. Në seancën e radhës kemi kërkuar që të paraqitet Vilma Nushi për të dëgjuar pretendimet e saj. Unë e kam kallëzuar dy herë këtë koncesion, që unë e konsideroj korruptiv, abuziv”.



