Është mbyllur pa konsensus takimi i forcave kryesore politike me përfaqësues të OSBE-së për votimin elektronik. Në një takim konsultues me përfaqësuesit e OSBE, Taulant Balla rrëzoi përfundimisht këtë kërkesë me argumentin se s’ka kohë, ndërsa deputeti i PD-së Arben Ristani, theksoi se jemi në limitet e kohës por kërkon vetëm vullnet politik.



