Balla: PD ka bllokuar qëllimisht dy nga komisionet e Vetingut

Balla: PD ka bllokuar qëllimisht dy nga komisionet e Vetingut

Deputeti socialist Taulant Balla deklaroi se nuk kanë ndërmend të marrin në konsideratë kërkesat e opozitës.

"PS dhe aleatët e saj as e marrin në konsideratë kërkesën e demokratëve për një qeveri teknike, pasi nuk ka argument dhe nuk ia vlen të harxhosh kohën”, u shpreh Taulant Balla.

Nga qyteti i Elbasanit, ku ndodhej për një takim, Balla theksoi se PD është duke bllokuar qëllimisht dy nga komisionet më të rëndësishme të parlamentit të cilat kanë të bëjnë me Vetingun dhe reformën në drejtësi. 

Sipas tij rregullat e lojës janë përcaktuar vite më parë ku vendos shumica dhe jo pakica. 

Balla së bashku me deputetë të tjerë të PS Valentina Leskaj, Anastas Angjeli dhe deputetët socialistë të Elbasanit morën pjesë në Forumin e Gruas të Partisë Socialiste që u zhvillua në këtë qytet.

Keto deklarata vijne nje dite pasi kryeministri dhe kreu i LSI-­se u takuan ne darke mbremjen e se martes. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy