Referendumi për shkarkimin e Lulzim Bashës, nis numërimi i votave

Referendumi për shkarkimin e Lulzim Bashës, nis numërimi i votave

Që prej orën 08:00 të mëngjesit të sotëm nisi referendumi i thirrur për shkarkimin e Lulzim Bashës, ndërsa procesi i votimit thuajse është mbyllur në të gjitha qytetet. Raportohet se janë mbyllur qendrat e votimit në këto qytete: Lezha, Kukësi, Tropoja, Mallakastër, Roskovec, Tepelenë, Këlcyrë, Memaliaj, Berat, Divjakë, Skrapar, Kolonjë dhe Pogradec, Selenicë, etj.

Mësohet  se në Berat kanë votuar 524 nga 1943 anëtarë, pra 30%. Në degën e PD-së në Skrapar është mbyllur ndërkohë votimi dhe numërimi. Kanë votuar 117 nga 232 anëtarë, 50%. Nga 117 votues, 116 kanë votuar “pro” shkarkimit të Bashës dhe 1 ka votuar kundër.

Në bashkinë Dimal, kanë votuar 110 nga 760 anëtarë, pra 14.4%. Edhe në qendrën e votimit të degës së PD-Poliçan ka përfunduar votimi e numërimi. 79 nga 228 anëtarë kanë votuar dhe mësohet se nga 79 votues, të 79 kanë votuar “pro” shkarkimit të Bashës.

Në Pogradec numërimi i votave nxorri këto rezultate: 502 pro, 5 kundër, 3 të pavlefshme. Ndërkohë në Kolonjë 404 vota kanë rezultuar pro shkarkimit, 0 kundër, 0 të pavlefshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy