Gjuha e Ramës në kuvend, Kalemaj: Brenda kornizës së tij si publicist, po shin në arën e tij

Gjuha e Ramës në kuvend, Kalemaj: Brenda kornizës së tij si publicist, po shin në arën e tij

Analisti Ilir Kalemaj në studion e lajmeve në MCN Live ka komentuar lidhur me gjuhën e përdorur nga kryeministri Edi Rama në seancën e sotme plenare për të cilën u shpreh se është brenda kornizës së tij si publicist, ndërsa shtoi se ka gjithë lirinë  dhe luksin për të devijuar çështje të tilla të rëndësishme.

Sipas tij, Rama po shin në arën e vet, dhe po anashkalon diskutime të rëndësishme mbi portin e Durrësit apo buxhetin e shtetit.

Rama është brenda kornizës së tij si publicist me termat e tij, ai po shin në atë arën e vet dhe ka gjithë lirinë dhe luksin për devijimin e çështjeve të tilla të rëndësishme dhe ai e devijon debatin duke përdorur një gjuhë të pasur stilistike, por që në fund nuk thotë asgjë sa i përket pagave, pensioneve, kostot e papërballueshme, emigrimit të shqiptarëve, pra Rama thjesht reciton ca poezi që ja ka përgatitur stafi i tij dhe nuk thotë asgjë. Rama gjen dhe bën, shin në arën e vet i pa shqetësuar. Seanca sot ka dy çështje të rëndësishme, porti i Durrësit që duhet të marrë shumë vëmendje se bëhet fjalë për 30 vitet e ardhshme, dhe së dyti për shkak të buxhetit ku kërkohet të reflektohet që shqiptarët sipas statistika janë të fundit sa i përket pagave, pensioneve, kostos së jetesës, pra ka një asimetri të madhe mes asaj që fitohet dhe shpenzohet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy