Lapardhaja: Berisha ka përdorur metodat leniniste dhe staliniste të ushtrimit të pushtetit

Lapardhaja: Berisha ka përdorur metodat leniniste dhe staliniste të ushtrimit të pushtetit

Aktivisti politik Namir Lapardhaja tha mbremjen e sotme në emisionin “Arnautistan” se Sali Berisha ka përdorur metodat leniniste dhe staliniste të ushtrimit të pushtetit, duke filluar me presionin, me kërbaçin dhe linçimin.

Në politikë ndodh një lloj metaformizimi, dhe ata që mbarojnë jashtë kur shkojnë të politika, ndjekin zakonat e vjetra. Konformohen me të keqen. Në vend që ta terrin atë lloj baltovine e shtojnë më tepër. Politika shqiptare është një lloj baltovine që të thith.

Ju e dini që politika shqiptare kanë qenë në thelb anti-intelektuale, nuk e kanë ndashur mendimin ndryshe. Të bësh karrierë duhet të qeshësh kur qesh shefi dhe e kundërta.

Duhet të analizojmë si erdhëm në këtë fazë. Dhe po ti kthehemi historisë së 1943 si u bënë komunistët shumicë shoh një ngjashmëri të llahtarshme. Berisha ka përdorur metodat leniniste dhe staliniste të ushtrimit të pushtetit, duke filluar me presionin, me kërbaçin dhe në këtë mënyrë ka mundur të bëhet një lloj shumice brenda një pakice opozitare. Ai thotë jemi shumica e 6 marsit. E vërteta e 6 marsit nxorri Bashën dhe Berishën minorancë me ata që nuk votuan. Elektorati e refuzoi këtë gjuhë dhe gjendje të PD. Berisha s’ka për të qenë asnjëherë mazhorancë. Ai e ka humbur dhe atë rolin e patriarkut. Nëse para 9 shtatorit kishte një lloj unifikimi për figurën e Berishës, ai nuk e ka më këtë as brenda demokratve. Berisha është bërë një person nga ku buron konfliktualiteti i PD.

Lapardhaja komentoi dhe Kuvendin e Partisë Demokratike dhe tha se janë njerëzit që kanë vjedhur vota për Bashën që numërojnë votat e Berishës sot.

29% ishin nga vendlindja e Berishës dhe 12% ishin me lidhje familjare. Ka pasur njerëz që kanë besuar se Berisha do të sillte votën e lirë në PD.  Njerëzit që kanë vjedhur vota për Lulzim Bashën po numërojnë votat e Berishës sot. Deklarata e Palokës do të sillte fundin e tj politik kur tha kam vjedhur vota për Bashën. Enturazhi i Berishës, janë njerëzit më të afërt në 8 vite të opozitës së Bashës. Këta njerëz kanë firmosur çfarë ka bërë Basha. Demokratët duhet të bojkotojnë këta njerëz.  Ka pasur 2 faktorë në humbjen e 2013,  1 bashkëqeverisja me LSI-në dhe e dyta shpërdrimi i pushteti që bënë ministrta, drejtuesit, këta njerëz që kanë vajtur tekl Foltorja. Janë ditë të zeza për Shqipërinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy