Nikolla: Ka mbingarkesë të klasave, ndërsa reforma në arsim po jep rezultate

Nikolla: Ka mbingarkesë të klasave, ndërsa reforma në arsim po jep rezultate

E ftuar në studion e Top Channel, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, deklaroi se, “reforma në arsim do kohë për të dhënë rezultate, por sot mund të themi që kanë nisur të shfaqen rezultatet”.

“E tregoi raporti “Pisa 2015”, po ashtu edhe kurrikula e re me standarde europiane për arsimin parauniversitar. Në të shkuarën injektoheshin mësues pa arsimin përkatës ose jashtë profilit. Ndërsa sot edhe tekstet janë më të mira”, tha Nikolla.

Në lidhje me problemin e mbingarkesës së klasave, ministrja theksoi se është problem që vihet re në qytetet e mëdha, por që së bashku me bashkitë, po punohet për t’i dhënë zgjidhje sa më parë. 

“Ende nuk është zgjidhur në qytetet e mëdha, por bashkitë po punojnë për të adresuar problematikën e shkollave me dy turne”, u shpreh Lindita Nikolla

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy