Ambasadori amerikan për kërcënimin e Vuçiçit: Aleanca më e suksesshme ushtarake është në Kosovë

Ambasadori amerikan për kërcënimin e Vuçiçit: Aleanca më e suksesshme ushtarake është në Kosovë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç së fundmi ka bërë disa deklarata kërcënuese ku tha se Perëndimi duhet të zgjedh mes Kosovës dhe Serbisë.

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier pas takimit që pati me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ka folur për këto deklarata kërcënuese të presidentit serb.

Hovenier tha se populli i Kosovës nuk duhet të ndihet i shqetësuar nga këto deklarata.

Ai ka thënë se aleanca më e suksesshme ushtarake është në Kosovë, duke iu referuar NATO-s.

SHBA ka qëndruar fuqishëm për paqen e njerëzve në Kosovës. Mund të them që jemi të përkushtuar për sigurinë e Kosovës.

Ne nuk e humbim gjumin natën duke u shqetësuar për atë kërcënim sepse ne besojmë që NATO është e gatshme dhe e përgatitur. Dhe nuk mendoj që as njerëzit e Kosovës duhet të mbesim pa gjumë sepse aleanca ushtarake më e suksesshme në histori ka një prezencë të fuqishme dhe është e gatshme të bëjë të nevojshëm.

Në deklaratën e tij, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka thënë se nëse zgjedh “Serbia do të presë momentin më të mirë të mundshëm dhe ne do ta shfrytëzojmë mundësinë tonë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy