Gjatë vizitës në Mal të Zi, kryetari i kuvendit Ilir Meta u prit nga Presidenti i Republikës, Filip Vujanovic.
Një nga temat më pikante që u bisedua në këtë takim ishte çështja e pakicës nacionale shqiptare të Malit të Zi.
Meta theksoi se duhen gjetur zgjidhje konkrete për ato çështje që shqetësojnë këtë pakicë.



