Miratohet pa asnjë votë kundër Akti Normativ për marrëveshjen e furnizimit me vaksina “Pfizer”

Miratohet pa asnjë votë kundër Akti Normativ për marrëveshjen e furnizimit me vaksina “Pfizer”

Kuvendi miratoi sot Aktin Normativ për marrëveshjen e furnizimit me vaksina anticovid me kompaninë “Pfizer”.

Kuvendi miratoi me 126 vota pro dhe asnjë kundër, pra së bashku me dakordsinë e opozitës, Aktin Normativ nr. 29, datë 13.9.2021 “Për miratimin e tekstit të disa ndryshimeve në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet PFIZER EXPORT B.V. dhe ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3 datë 18.1.2021”.

Miratimi i këtij Akti Normativ i hap rrugë ardhjes brenda vitit të 500,760 doza vaksine, falë marrëveshjes së nënshkruar me kompaninë “Pfizer”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy