Vetëvendosje proteston në Berlin para Samitit për Ballkanin

Vetëvendosje proteston në Berlin para Samitit për Ballkanin

Në prag të Samitit të Ballkanit, i cili do të mbahet sot në Berlin, Lëvizja Vetëvendosje, do të protestojë siç është njoftuar kundër pazareve Thaçi-Vuçiq.

Protesta e tyre do të mbahet para zyrës së kancelarës së Gjermanisë në Berlin, duke filluar nga ora 18:00.

Kjo qendër nëpërmjet një komunikate thotë se sipas qarqeve diplomatike dhe shtypit ndërkombëtar një prej temave kryesore të këtij samiti do të jetë Republika e Kosovës.

Sipas VV-së, përqendrimi kryesorë i vëmendjes në ketë temë do të jetë trajtimi i pazareve të Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiqit, të cilët i bashkon marrëveshja e tyre gjentelmene për rrudhjen dhe cenimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës.

“Ku do mund të përfundonte një marrëveshje e tillë, e cila e ka pretekst herë "korrigjimin e kufijve" dhe herë "shkëmbimin territorial", na tregon sot shumë qartë shteti pothuajse jofunksional i Bosnjës dhe Hercegovinës”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy