Vangjeli: Ne e kemi deleguar të drejtën për të dhënë fajësi. Krimi më i rëndë, është të jesh i varfër

Vangjeli: Ne e kemi deleguar të drejtën për të dhënë fajësi. Krimi më i rëndë, është të jesh i varfër

Për analistin Lorenc Vangjeli, shqiptarët e kanë keqkuptuar sistemin dhe secili nga ne së bashku e kemi deleguar të drejtën që drejtësinë ta bëjë dikush tjetër.

Ne e kemi deleguar për të drejtën për të dhënë fajësi. Krimi më i rëndë dhe më i paapelueshëm është të jesh i varfër! Nëse je i varfër je budalla, i paaftë, fajtor.

Nëse je i pasur, je i mençur, je në karrierë, je i zoti, pak rëndësi ka se si i ke bërë paratë. Nëse shmang taksat, je profesionist.

Është shembur një sistem vlerash, që mirë apo keq ai sistem komunist, duke hequr kupolën e tij, e kishte krijuar.

Nuk vihej budallai të bënte punën e të mençurit. Kishte shumë pak gomerë, hiq matufët që ishin në kupolë, që kishin vdekur dhe as dheun nuk e ndjenin në kostumet e tyre.

Raporti mes të mirës dhe të ligës në këtë vend përcaktohet nga paraja.  

Në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, Vangjeli deklaroi se më shumë se institucioni i SPAK, ky vend ka më shumë nevojë për institucionin moral që është marrë me shkelma.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy