Avokati dhe kandidati në primaret e PD Përparim Çaça duke komentuar në MCN Live arrestimin e Erion Veliajt, theksoi që nuk duhet t’i krijojmë standardet vetëm kur arrestohen VIP-at.
Sipas Çaçës nuk mund të themi “që është prishur kontrata me qytetarët” në rastin e arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës.
“Mos krijojmë standard vetëm kur arrestojmë VIP-at. Ligji është i barabartë për të gjithë. U tha kush do e çojë fëmijën në kopsht. Kam dëgjuar disa idiotizma. Po ato fëmijët e atyre qyqarëve, të varfërve, kush i çon në shkollë?!
KLGJ të krijojë një standard tjetër sa i përket masave të sigurisë. Goditja e Veliajt s’ishte e lehtë. Kam dashur që ai prokurorë të kishte një mbrojtje, jo linçim. Nuk pres asgjë nga Veliaj, por të paktën nga profesionistët. Ajo dosje s'është aq pa gjë sa në e bëjnë këto. Për këto arrestimet e bujshme s'kemi asnjë vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë akoma, as për Berishën, as për Beqajn. Deri në këtë moment mua s’më lejohet si profesionist të them është fajtor, por s’mund të themi që është prishur kontrata me qytetarët. Po pse? Z.Beleri s'e lanë as të betohet. S'e ushtroi asnjë ditë.
Paligjshmëria në Bashkinë e Tiranës vazhdon edhe sot kësaj dite. I është deleguar firma nënkryetares së bashkisë në kundërshtim me ligjin. Duhet që të mblidhet Këshilli Bashkiak”.



