Dskutimi për vendimin e DASH që shpalli non grata ish-kryeministrin Sali Berisha ka shkaktuar diskutime dhe për të kanë folur e shkruar qytetarë shqiptarë si brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një prej tyre ka qenë edhe juristja Era Makoçi, e cila ka dhënë opinionin e saj lidhur me këtë çështje. Mbrëmjen e sotme e ftuar në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, Makoçi tregoi se një vendim non grata në Amerikë mund të ndryshojë, por për ta bërë këtë duhet një arsye madhore.
“Kjo ka ndodhur edhe me njerëz shumë më të mëdhej se sa Berisha, Gabriel Garcia Marquez, por presidenti Clinton, sipatizant i tij, e ftoi atë në Shtëpinë e Bardhë. Fatet ndryshojnë, nëse ata e gjykojnë të arsyeshme. Ky vendim nuk mund të ndryshojë për arsye politike. Ka një konseguencë të institucioneve amerikane të ekzekutive, janë inerte dhe nuk mund të lëvizin nga pëlqyeshmëritë politike sepse do të humbisnin kredibilitetin, por ka interesa madhore që një president apo një sekretar shteti ta revokojë një vendim të tillë. Edhe presidenti indian ishte non grata por duke qenë se ishte vend i rëndësishëm, Opbama e ftoi. Por duhet të jetë një rast madhor”, tha Era Makoçi.



