Pedagogu i marrëdhënieve ndërkombëtare Dritan Hoti, thotë se Albin Kurti ka marrëdhënie institucionalisht të rregulla me Presidentin turk Recep Tayip Erdogan, ndërsa Edi Rama më të afërta.
Në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, ai deklaroi se Edi Rama ka marrëdhënie më të thella dhe në planin personal, por me një rrezik se Erdogan ka shfaqur shenja posesiviteti ndaj Shqipërisë në politikën e jashtme.
Do të ishte gabim nëse Shqipëria do renditej për çështje kapitale si konflikti Izrael-Palestinë, ndërkohë që Erdogan po i ridimensinon marrëdhëniet me Izraelin dhe Shqipëria do ishte një humbëse.
Hoti e cilësoi Erdogan si një lider autoritarist.



