Bllokohet procesi në dy qendra votimi në Cërrik, ngatërrohen kutitë e votimit

Bllokohet procesi në dy qendra votimi në Cërrik, ngatërrohen kutitë e votimit

Është ndërprerë procesi i votimit në dy qendra votimi në qytetin e Cërrikut.

Burime bëjnë me dije se në KZAZ-në 46 në Cërrik në qendrën e votimit 2537 dhe 2547/1 në njësinë administrative Mollas, është ndërprerë procesi i votimit për shkak të një ngatërrese që është bërë me materialet zgjedhore.

Ndër të tjera mësohet se në këto qendra votimi është ndërprerë procesi pasi anëtarët e qendrës së votimit në këto njësi votimi kanë ngatërruar kutinë e votimit me atë të materialeve zgjedhore.

Lidhur me rastin Kryetarja e KZAZ 46 Mirela Muça tha për MCN TV se janë marrë të gjitha masat për të bërë ndërrimin e fletëve të votimit nga kutia e materialeve në kutinë e votave.

Pritet të nisi votimi në 2 qendrat 25 47/1. Në këto 2 qendra janë rreth 400 votues. KZAZ nr 46 në Bashkinë e Cërrikut ka 37 452 votues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy