Këlliçi: Rama njeriu më i izoluar në SHBA

Këlliçi: Rama njeriu më i izoluar në SHBA

Deputeti demokrat Belind Këlliçi thotë se Kryeministri Edi Rama është njeriu më i izoluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për emisionin “Zonë e Lirë” në MCN TV, ai deklaroi se ka patur katër aktivitete zyrtare ku të gjithë liderët botërorë kanë bërë foto dhe janë takuar me Donald Trump, por edhe pse nuk ka qenë në të njëjtën sallë, i vetmi që nuk e ka takuar ka qenë Edi Rama.

Është një super mazhorancë por nga ana tjetër kemi një kryeministër që merr kurajon dhe tallet me liderin e botës së lirë që është presidenti Trump. 

Unë kam një bindje të thellë që siguria kombëtare po cenohet nga projekte korruptive të Ramës, jam i bindur se zgjedhjet nuk do jenë në 2029. 

Tërmeti politik në Shqipëri, apo vala e goditjes do të vijë dhe nga jashtë. Sot njeriu më i izoluar në SHBA, është Ramsi 4. 

Ka patur katër aktivitete zyrtare ku të gjithë liderët botërorë kanë bërë foto dhe janë takuar, por edhe pse nuk ka qenë në të njëjtën sallë, i vetmi që nuk e ka takuar ka qenë Ramsi 4. 

Që në 2016 Ramsi e quante në CNN Trump, turpin e civilizimit njerëzor. 

Një nga kundërshtarët publik në botë të Presidentit Trump, i pari është George Soros dhe janë disa lidhje që për administratën amerikane është problem. 

Këlliçi tha gjithashtu se jemi në mes të tetorit dhe raporti i OSBE-ODHIR për zgjedhjet e 11 majit nuk ka dalë ende. 

Sipas tij, kjo vonesë vjen pasi ka qenë aq e fortë vjedhja dhe janë aq të shumta provat sa nuk po certifikohen ende zgjedhjet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy