Demokratët dhe socialistët bëhen bashkë në Elbasan, votë unanime për buxhetin 2018

Demokratët dhe socialistët bëhen bashkë në Elbasan, votë unanime për buxhetin 2018

Për herë të parë me vota unanime, maxhoranca dhe opozita kanë miratuar buxhetin e vitit 2018 në Bashkinë Elbasan.

Edhe pse opozita kishte kërkuar kohë për të miratuar buxhetin në mbledhjen e dytë të mbajtur sot, është arritur që miratimi i buxhetit të bëhet me votat e të gjithë këshilltarëve.

Kreu i Bashkisë z.Qazim Sejdini, ka mirëkuptuar kërkesën e grupit të këshilltarëve të PD-së duke e ka konsideruar të drejtë kërkesën e tyre.

Seanca e dytë e mbledhjes së Këshillit Bashkiak ka nisur direkt me fjalën e përfaqësuesit të grupit të këshilltarëve të PD-së, i cili është shprehur se PD është dakord për miratimin e projekt buxhetit.

Hedhja në votim, nuk ka marrë asnjë votë kundër. Ashtu si Durrësi por me një ndryshim Bashkia e Elbasanit, e nis vitin 2018 me një Buxhet të miratuar njëzëri nga të gjithë përfaqësuesit e votuar të këtij komunitetit në Këshillin Bashkiak.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy