
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur faktin se si do të do veprohet me kandidatin e 'Bashkë Fitojmë', Fredi Belerin, i cili u arrestua për shitblerje votash.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, KQZ sqaron se Beleri vazhdon të jetë kandidat dhe se emri i tij do të mbetet në fletën e votimit.
Në përgjigje të interesit të përfaqësuesve të medias mbi ndalimin/arrestimin e kandidatit për kryetar të Bashkisë Himarë, Dhionisios Alfred Petro Beleri, mbështetur nga koalicioni "Bashkë Fitojmë", Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sqaron se në kuptim të Kodit Zgjedhor, si dhe të Ligjit nr. 138/2015 "Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtrojnë funksione publike", ai vazhdon të jetë kandidat dhe emri i tij mbetet në fletën e votimit.



