Avokati Maks Haxhia duke folur për gazetarët tha që intimidimi nuk ishte kriter për të caktuar masë arresti ndaj kryebashkiakut Veliaj, pasi nuk është term procedurial.
Po ashtu Haxhia tha që SPAK-u nuk solli asnjë provë të re, dhe nuk mund të lihet në burg njeriu më i votuar në Shqipëri.
“Intimidim nuk term procedurial. E thotë SPAK, po nuk është, se e thotë SPAK nuk thotë se e thotë ligji. Intimidim nuk është term procedurial. Term procedurial është të prishësh provat. Në qoftë se përdoret fjala intimidim kalon në stad që ti kanos, prish imazhin ose bën presione, por nuk është kriter për të caktuar dhe bazuar masën e arrestit. Për mua, po sepse pretendohet se kur ka ardhur një institucion kaq i rëndësishëm dhe kaq serioz për të sjellë në kuotat e këtij niveli aplikimi të masës arrest në burg kryetarin e bashkisë, pretendohet që ti e ke sjellë materialin e plotë”.



