Veliaj: Sapo fituam Kavajën e Rrogozhinën, pse nuk i përgjigjem fëlliqësive të opozitës

Veliaj: Sapo fituam Kavajën e Rrogozhinën, pse nuk i përgjigjem fëlliqësive të opozitës

Drejtuesi politik i PS në Tiranë, Erion Veliaj, jep lajmin se Partia Socialiste sapo ka fituar edhe Kavajën e Rrogozhinën.

Në një komunikim nga selia rozë, Veliaj tha se fushata pozitive e PS është shpërblyer me një fitore të fortë në Kavajë e Rrogozhinë.

Jemi të pandalshëm sot. Shumë faleminderit të gjithëve. Më keni pyetur shpesh pse nuk përgjigjem kur Saliu nxjerr lloj lloj llumi nga goja për mua, familjen time, sa herë që futet në familjet tona, poshtë fustanit, me atë fëlliqësinë e tij.

Më keni pyetur a do japësh përgjigje për pisllëqet që nxjerr Grida nga goja, për analistët, që në këtë fushatë janë bërë rrogoz për politikën. Të gjithë kemi parë analistë që zhgërryhen si militantët më ekstremistë.

Pse nuk flas për këta njerëz? Sa fituam Kavajën. Kjo është përgjigjja ime për të gjithë ata që na hyjnë përditë në gjuhën e urrejtjes, që na futen përditë në familje, që mundohen të na përçajnë, të na vënë kundër njëri-tjetrit, për ata që flasin e gjykojnë para kohe. Jo vetëm Kavajën, por edhe Rrogozhinën. Ne fituam Kavajën e Rrogozhinën më fort se kurrë”, tha Veliaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy