U kërkua përjashtimi i Ballës nga seancat parlamentare, Sekretariati i Etikës “rrëzon” opozitën

U kërkua përjashtimi i Ballës nga seancat parlamentare, Sekretariati i Etikës “rrëzon” opozitën

Kërkesa e Partisë Demokratike për Sekretariatin e Etikës së Kuvendit, për përjashtimin e kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, për 30 ditë nga seancat parlamentare, është rrëzuar.

 

Në mbledhjen e paradites së sotme, kërkesa për përjashtim u hodh poshtë, pavarësisht pretendimeve të deputetëve opozitarë, se i kishte fyer, duke përdorur termin “zagarë”. 

 

Në fjalën e tij Balla iu drejtua deputetëve të opozitës duke thënë, “Flisni për lepuj, po folët për lepuj duhet të flisni edhe për zagarët, sepse lepurin në pritë e sjell zagari”. 

 

Gjithçka gjatë diskutimeve për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, ku opozita e quajti Endri Shabanin si “lepuri i Surrelit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy