Varhelyi letër Kurtit: Duhet rinisje e shpejtë e dialogut Kosovë-Serbi

Varhelyi letër Kurtit: Duhet rinisje e shpejtë e dialogut Kosovë-Serbi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urimi nga Oliver Varhelyi, komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim.

Komisioneri Varhelyi ka uruar kryeministrin Kurti për formimin e qeverisë së re.

“Në zgjedhjet e shkurtit, populli i Kosovës ju dha një mandat të fortë për reforma në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe për promovimin e zhvillimit socio-ekonomik, si edhe orientimit drejt një ekonomie më të gjelbër. Bashkimi Evropian është i gatshëm t’ju mbështesë në këtë drejtim”, ka shkruar Varhelyi.

Në vazhdim të letër urimit, komisioneri i BE-së ka thënë se kthimi i perspektivës evropiane të Kosovës në një realitet për qytetarët e saj gjithashtu kërkon vazhdim të shpejtë të dialogut Kosovë-Serbi, të lehtësuar nga BE-ja, dhe normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Serbinë.

Më tej, ai ka thënë se luftimi i pandemisë mbetet prioritet kryesor.

“Luftimi i pandemisë së koronavirusit dhe pasojave të saj socio-ekonomike do të mbetet një prioritet kryesor për të ardhmen e parashikueshme. BE-ja tashmë ka siguruar ndihmë thelbësore dhe do të vazhdojë të qëndrojë pranë Kosovës gjatë kësaj kohe sfiduese”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy