Analisti Genc Brurimi në një lidhje skype me MCN Live komentoi reagimin e Veliajt për kontrollin e SPAK për të cilin u shpreh se është normal pasi askush nuk e pranon se është fajtor.
Ai tha se drejtësia është duke vepruar me dy standarde, pasi duket e pakuptimtë dhe fakti që Dumani është duke i kërkuar zgjatjen e mandatit PS-së.
Sipas tij drejtësia në Shqipëri është në handikap të madh dhe se në rastin e Veliajt ai nuk ka shpresë, do të shpëtonte vetëm nëse e rregullon me Ramën sepse përmes tij kërkon të ndikojë te SPAK.
Reagimi i Veliajt normal, kushdo që të jetë askush nuk e pranon se është fajtor, por është normale ai bënë politikë. E vetmja gjë që pash te reagimi i Veliajt është se ai thotë që jam në hetim pasuror, ndërsa Manjani thotë se ai nuk është në hetim pasuror, kjo më habit tek ai është apo nuk është Veliaj në hetim pasuror.
Nëse është pse SPAK nuk e thotë dhe pse Veliaj duhet ti atribuojë vetes diçka që se ka. Jam bërë pak opsional dhe e kam me drejtësinë, që do të thotë se kjo drejtësi po krijon shumë standarde që s’më pëlqen. Standardi i parë është se SPAK si njerëz jo si institucion kërkon që tu zgajtet mandati, mua kjo më shokon, sepse ai mandat është kushtetues dhe Dumani të thotë se dua të më zgjatet mandati pra i shtrinë dorën politikës, PS mua më duket e pakuptimtë.
Në Shqipëri drejtësia sot që është në një andikap nuk besohet nga ata që të paktën sot votojnë për Berishën. Nuk ka pse të zgjatet mandati vetëm të zbatohet kushtetuta. Sa për Veliaj një personazh publik i zgjedhur që vihet në hetim, s’mund të vazhdojë më mandatin politik.
I pyetur se si e komenton faktin që Veliaj thotë se ka besimin e shokëve të partisë dhe kryeministrit, Burimi tha se nuk ka zgjidhje tjetër.
S’kishte tjetër zgjidhje, nuk mund të thoshte që s’kam besim se i binte të zgjidhte variantin e Ben Ahmetaj dhe fundin e tij e pamë. Veliaj sot duhet të shpresojë te influenca e Ramës te Dumani, sepse vetëm Rama mund t’ja zgjasë mandatin Dumanit. Veliaj nëse tregohet i butë me Ramën dhe drejtësinë, ka shpresë. Veliaj sot mund të mbijetojë nga një impakt qoftë dhe vetëm indiferent i Ramës te Dumani.



