Vasili sulmon Ramën dhe jep një shembull të përkryer të “Parazitizmit Shtetëror”

Vasili sulmon Ramën dhe jep një shembull të përkryer të “Parazitizmit Shtetëror”

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka dhënë një shembull të asaj që ai e ka cilësuar si një parazitizëm shtetëror që zgjati prej 4 vitesh.

Fjala është për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Petrit Vasili shkruan se gjatë 4 viteve, edhe pse kishte në këmbë një komision për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor, kryeministri Rama është kujtuar dje për ASH-në.

Sipas deputetit të LSI-së sjellja e Ramës, ku ai njoftoi përmes rrjetit social se do t’i presë fondet Akademisë së Shkencave, nuk është tjetër veçse një inkuizicion si ai i kohës së mesjetës.

Statusi:

Kryeministri parazitoi katër vjet, tani u kujtua për Akademinë e Shkencave.

Kryeministri i ri nuk po lodhet së diskredituari kryeministrin e vjetër të zgjedhur në 2013-n. Kryeministri i vjetër, si turist i thekur që ishte, nuk pati asnjë minutë kohë për të humbur me reformimin e Akademisë së Shkencave. S'pati asnjë minutë kohë as të lexonte çfarë sugjeroi komisioni i ngritur prej tij në 2013-n, për reformimin e akademisë.

Katër vjet vegjetoi kryeministri i vjetër dhe tani u ngrit ky kryeministri i ri dhe po i tregon vendin atij shkollëpaktit, që e la reformimin e akademisë në mes të udhës. Kryeministri u kujtua vetëm ditën e zgjedhjeve dhe e kërcënoi me rrethim, me nxjerrje nga godina dhe me heqje të parave.

Çdo shfajësim për këtë parazitizëm shtetëror kryeministror katërvjeçar është turp, vizion që urren shkencën dhe inkuizicion obskurantist mesjetar.

Ditën e djeshme Akademia e Shkencave ka zgjedhur kryetarin e ri si dhe zv.kryetarin

Gudar Beqiraj u zgjodh kryetar i ri, ndërsa Myzafer Korkuti, ish drejtuesi, u zgjodh zv.kryetar i Akademisë së Shkencave. Praktikisht zgjedhjet në ASH kanë qenë një “rokadë” mes dy akademikëve. Pak para se të niste votimi, kryeministri postoi në rrjetin social një “kërcënim” se nëse akademikët nuk ndalonin atë që Rama e quajti “farsë” atëherë qeveria nuk do të buxhetonte më para në arkat e ASH-së. Pas shpalljes së kupolës së re drejtuese, Rama sërish përmes Facebook deklaroi se tashmë shteti nuk do të çonte më para për Akademinë e Shkencave.

Debati në lidhje me institucionin më të lartë shkencor në vend nisi nëpërmjet akademikut Artan Fuga, i cili ka kundërshtuar ashpër zgjedhjet, duke i cilësuar si një farsë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy