
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg nga 19 deri më 22 nëntor do të ketë një turne në Ballkanin Perëndimor, ku fillimisht do të vizitojë Bosnje dhe Hercegovinën, Kosovën, pastaj Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Sipas njoftimit për media, të hënën, më 20 nëntor, sekretari i Përgjithshëm do të vazhdojë udhëtimin e tij në Kosovë, ku do të ketë takim me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti.
Stoltenberg dhe Osmani do të mbajnë një konferencë për media në ora 16:10.
Kjo vizitë e Stoltenbergut vjen pasi presidenti i Ukrainëss Volodymyr Zelensky, tha se Ukraina ka prova të synimeve të Rusisë për të nisur një luftë midis vendeve të Ballkanit.
Stoltenberg në Kosovë gjithashtu do të vizitojë kampin Nothing Hill të KFOR-it, ku do të takohet me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ulutaş dhe do t’u drejtohet trupave të KFOR-it.
Stoltenberg do të takohet gjithashtu me Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, gjeneral brigade Hammerstein.
Ndërkaq, të martën, ai vizitën e vazhdon në Serbi ku takohet me kryeministren Ana Bërnabiq dhe presidentin, Aleksandër Vuçiqin dhe pas Serbisë viziton Maqedoninë e Veriut.
Stoltenberg në Maqedoni të Veriut do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi dhe do të mbajë një fjalim para Kuvendit.
Ndërkaq, të mërkurën, më 22 nëntor në Shkup, Sekretari i Përgjithshëm do të marrë pjesë në një takim me liderët nga rajoni.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Kroacisë, Zoran Milanović, kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq dhe kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, janë ftuar të marrin pjesë.



