Në Ditën e Çlirimit, kreu i shtetit vizitoi Varrezat e Dëshmorëve, ku si çdo vit bëri homazhe dhe vendosi kurora me lule.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta komentoi sërish situatën e krijuar në vend pas lëkundjeve të forta tërmetit.
“Donim sot të festonim, por kjo fatkeqësi e jashtëzakonshme na ka vendosur në një sprovë që duhet ta kalojmë ta bashkuar”, tha ai.
Kreu i shtetit tha se Kosova ka shkëlqyer në gatishmërinë e saj, ndërsa vijoi më tej se “do t’ia dalim pavarësisht nga kostot, të cilat janë të mëdha”.



