30% e qytetarëve me të drejtë vote kanë votuar për kryebashkiakun e ri të Matit.
Gazetari Jul Simoni në një lidhje me studion e lajmeve të MCN Tv thotë se Mati është qyteti me pjesëmarrjen më të lartë të qytetarëve në zgjedhjet që po zhvillohen sot në 5 bashki të vendit, ndërsa shton se kandidati i mbështetur nga opozita pretendon për indimidim të qytetarëve nga mazhoranca.
Mati është përfshirë nga reshje të dendura shiu dhe ka ndikuar në uljen e numrit të votuesve përgjatë orëve të drekës. Megjithatë pjesëmarrja ka kaluar 30%.
Kandidati i mbështetur nga opozita, Ibrahim Lika ka pasur pretendime se persona të paautorizuar dhe përfaqësues të administratës po qëndrojnë pranë qendra të votimit duke orientuar votuesit.



