Është shtyrë seanca për ish-deputetin demokrat, Ervin Salianji, i cili ka kërkuar lirimin me kusht pranë Gjykatës së Fierit, duke argumentuar se ka përmbushur 2/3 e dënimit të tij me burg. Seanca është shtyrë për shkak të mungesës së raportit të vlerësimit nga burgu i Fierit.



