
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, thotë se Radiotelevizioni Shqiptar vijon të mos përmbushë pritshmëritë.
Në fjalën e tij në Kuvend, Balla tha se RTSH "vazhdon të jetë një dështim i madh" dhe "një harxhim parash kot".
Pavarësisht vlerësimeve tejet pozitive të skrutinitetit që bën Kuvendi, të paktën duhet ta themi troç që televizioni nuk është se po ngrihet në atë nivelin që do të kishim dashur të gjithë për një televizion publik, pas kaq shumë vitesh përpjekjesh dhe pas kaq shumë drejtorësh të ndryshuar.
Balla tha se ndryshimi i mënyrës së kontrollit parlamentar mbi RTSH-në pritet të japë rezultate. Por megjithatë, ai mbetet skeptik për të ardhmen e tij.
"Por, si njeri shpresëplotë që jam, nuk kam shpresë që Radiotelevizioni Shqiptar do të bëhet. Ky është këndvështrimi im personal", deklaroi kreu i grupit socialist.



