Lamallari përgëzon policinë për menaxhimin e protestës: Shqipëria nuk mbahet peng nga dhuna

Lamallari përgëzon policinë për menaxhimin e protestës: Shqipëria nuk mbahet peng nga dhuna

Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, përgëzon policinë për reagimin e bërë gjatë protestës së opozitës mbrëmjen e sotme.

 

Me anë të një mesazhi në rrjetet sociale ku publikon pamje të molotovëve të zbuluar mes protestuesve, ai thotë se Shqipëria nuk do të merret peng nga një pakicë që nuk ngurron të përdorë të miturit për të djegur dhe për të fshehur dështimin e vet. 

 

Përgëzime Policisë së Shtetit për reagimin profesional, vetëpërmbajtjen dhe neutralizimin e menjëhershëm të molotovarëve të përdorur si mish për top për të djegur qytetin, për të nxirë vendin dhe për të rrezikuar jetën e efektivëve me uniformë.  

 

Shqipëria nuk do të merret peng nga një pakicë që nuk ngurron të përdorë të miturit për të djegur dhe për të fshehur dështimin e vet. 

 

Mes atyre që ndërtojnë të ardhmen europiane të vendit dhe atyre që kërkojnë ta djegin atë, zgjedhja është tashmë e qartë nga mbarë shqiptarët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy