Aleati i Ramës tregon se përse është thirrur Basha në Uashington

Aleati i Ramës tregon se përse është thirrur Basha në Uashington

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar sot vizitën e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha në Amerikë, ndërsa shtron pyetjen se për çfarë bëhet kjo lëvizje.

Me anë të një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, Ngjela pohon se ky udhëtim duhet të jetë i mirë për Shqipërinë dhe jo për liderin e opozitës.

Ai ka renditur disa nga ‘kushtet’ që SHBA do t’i vërë para Bashës, mes tyre është dhe fakti që ky i fundit të pranojë zgjedhjet.

MESAZHI I NGJELES
Basha në Amerikë, çfarë është kjo lëvizje?
Do jetë pozitiv për Shqipërinë, por jo për Bashën
Basha është i thirrur, kuptohet .
Por, përse është thirrur?
Njerzit kan ngelur te shtangur që Lulzim Basha ka udhëtuar drejt Uashingtonit.
Pyetja mbetet: përse e kanë thirrur? Shenjat janë që e kane thirrur per t’ia bere të qartë rolin dhe vendin që ka SHBA për Ballknin, dhe në veçanti për Shqipërinë.
Në datën 15 qershor me nismën e SHBA dhe Kancelares Merkel miratohet fondi për Ballkanin perëndimor, ku do marrin pjesë të gjithë kryetaret e shteteve përkatëse.
Për këtë arsye, duke i qëndruar precedentit të politikës amerikane, Bashës do t’i kërkohet:
1) Duhet të pranojë rezultatin e zgjedhjeve.
2) Duhet të pranojë kontestimin brenda Partisë Demokratike pro individëve proamerikanë që kërkuan hyrjen në Parlament.
3) Perëndimi si politikë, nuk do asnje trazirë ose destabilitet në Shqipëri.
Të tjerat jeni të lirë t’i mendoni vetë

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy