Spiropali: Kuvendi duhet të fokusohet te qytetarët, të dëgjojmë dhe ofrojmë zgjidhje

Spiropali: Kuvendi duhet të fokusohet te qytetarët, të dëgjojmë dhe ofrojmë zgjidhje

Në një kohë kur qytetarët po protestojnë para godinës së Kuvendit, deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka theksuar se institucionet duhet të përqendrohen te puna dhe ofrimi i zgjidhjeve konkrete për problematikat e qytetarëve.

 

Sipas saj, debatet politike nuk duhet të zhvendosin vëmendjen nga përgjegjësitë kryesore që ka Kuvendi si institucion ligjvënës.

 

Ne kemi punën tonë, të reflektojmë, të dëgjojmë dhe të ofrojmë zgjidhje. Nuk duhet të merremi me protestuesit, por me veten.

 

Ajo shtoi se thelbi i punës parlamentare duhet të mbetet shërbimi ndaj qytetarëve dhe adresimi i shqetësimeve të tyre.

 

Është e rëndësishme që Kuvendi të përdoret për të folur për njerëzit, për shqetësimet e tyre, për të ofruar zgjidhje, për të parë më shumë nga vetja. Secila forcë politike në atë Kuvend duhet të bëjë analizën e vetes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy