Nga Durrësi ku mori pjesë ne prezantimin e fazës së dytë të projektit “EU4Municipalities”, ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato tha se të paktën 70% e direktivave dhe rregulloreve të BE-së do të zbatohen nga bashkitë . Ai kërkoi më shumë transparecë nga institucionet për projektet e BE-së. Edhe kryeministri Rama pati kritika për qeverisjen vendore, kryesisht për vonësen në digjitalizim.



