
Në qytetin e Shkodrës së shpejti do të hapet edhe burgu i ri. Ambientet e reja të këtij institucioni janë inspektuar nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e cila tha se është një investim i jashtëzakonshëm dhe se do ketë ndikim në standardet europiane për trajtimin e të dënuarve.
“Sot inspektuam institucionin dhe shikojmë që punimet janë drejt fazës përfundimtare. Burgu i Recit do ti japë zgjidhje problemit të mbipopullimit në sistemin e burgjeve. Ky do të jetë një burg me kapacitet prej 760 të burgosur të përhershëm dhe të paraburgosur. Burgu i Recit është një investim i jashtëzakonshëm me fondet e BE dhe qeverisë shqiptare. Burgu do të ketë ndikim të jashtëzakonshëm në standardet europiane sa i përket trajtimit të të dënuarve dhe të paraburgosurve”, tha Ministrja Gjonaj.
Ajo e quajti një lajm të mirë për qarkun e Shkodrës ndërtimin e këtij institucioni dhe tha se do të hapen 400 vende pune në bazë të meritokracisë.



