
Pyetjes se përse nuk ikën nga politika Sali Berisha, gazetari Arian Çani iu përgjigj duke thënë se ai ka ende gjëra për të thënë. Çani tha në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se Berisha është politikan me vlerë dhe sipas tij duhet të jetë tregu ai që I nxjerr nga politika.
“Saliu nuk hyn tek budallejtë dhe njerëzit që nuk thotë gjëra. Nuk mund të thuhet që nuk ka vlerë. Denoncime që ka bërë doktori në këto 8 vite nuk i ka bërë njeri. Ti ke njerëz qesharakë si Pandi Majko që ia dhanë detyrën. E ke dëgjuar ndonjëherë Pandin të thotë ndonjë gjë? Nuk mund të thuash pse nuk iku një politikan, është tregu që i nxjerr nga loja”, tha Çani.
Ndërkohë Shkullaku shtoi se një politikan ikën kur qëndrimi i tij nuk lejon njerëz të rinj.
“Një politikan ikën kur qëndrimi i tij nuk lejon njerëz të rinj. Duhen parë avantazhet dhe pengesat që krijohen. Në fund bëhen esapet, ikën apo nuk ikën”, tha Shkullaku.



