Bedri Elezi, ekspert sigurie, analizoi në studion e MCN Informacion zhvillimet e fundit në Ballkan, duke u ndalur në mënyrë të veçantë te raportet Kosovë-Serbi. Elezi tha se trafikimi i emigrantëve përmes Serbisë i ka forcuar grupet kriminale atje.
Serbia ka treguar performancë të mirë në ushtri. Por qytetarët kanë paguar 10-fish më shumë. Franca është tërhequr nga marrëveshja për avionët. Serbia mbetet një shtet i korruptuar dhe i kriminalizuar.
Maduro e ka mbështetur Vuçiçin dhe shtetin e kriminalizuar serb. Serbia është korridor nga ku kalojnë emigrantët nga Lindja e Mesme. Për të kaluar ata paguajnë shuma të mëdha. Kjo veprimtari i ka forcuar grupet atje.
Serbia nuk ka pasur kërcënime nga asnjë shtet. Serbia përdor retorika për të arsyetuar veprimet kriminale që bën Vuçiç. Ajo u mundua ta drejtojë gishtin nga Kroacia.
Një ndërhyrje si ajo në Venezuelë nuk mund të ndodhë sepse në bazë të rezolutës 1244, Kosova garantohet nga NATO. Kosova mbetet pjesë e sigurisë që garanton NATO.



