Padia ndaj Mziut/ Kryebashkiaku i Kamzës Suli paraqitet në SPAK

Padia ndaj Mziut/ Kryebashkiaku i Kamzës Suli paraqitet në SPAK

Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion për shkak të padisë që ka bërë ndaj Xhelal Mziut.

Kryetari i bashkisë së Kamzës është filmuar teksa hyn i buzëqeshur sot paradite në godinën e SPAK.

Rakip Suli ka paraqitur denoncimin sa u përket kontratave të firmosura për lejet e ndërtimit.

Sipas dosjes hetimore, në lejet e ndërtimit dhënë nga bashkia Kamëz, Xhelal Mziu në atë kohë kryetar bashkie, nuk ka zbatuar 3% të pronësisë për strehim social nga kompanitë e ndërtimit, të cilat sipas marrëveshjes e japin ose banesë të përfunduar ose paguajnë vlerën monetare.

Sipas ligjit duhet që kompanitë të japin deri në 3% të sipërfaqes në pronësi të bashkisë duke pretenduar se kjo nuk është realizuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy