Anëtar i KQZ-së Bledar Skënderi u përgjigjet akuzave të PD-së (FOTO)

Anëtar i KQZ-së Bledar Skënderi u përgjigjet akuzave të PD-së (FOTO)

Akuzave të djeshme të Sekretarit të Pergjithshëm të Partisë Demokratike Gazment Bardhi për falsifikim të fletëve të votimit iu është përgjigjur Anëtari i Komisonit Qendror të Zgjedhjeve, Bledar Skënderi, i cili deklaron se fletët e votimit janë porositur në Slloveni. Për këtë ai publikon foto të komunikimit me email me kompaninë.

“Në përgjigje të nje akuze publike të Z.Gazmend Bardhi.

Më poshtë po ju paraqes disa dokumenta që vërtetojnë se fletët e votimit për Bashkinë Vau i Dejës janë prodhuar në Slloveni.
Pas djegies së KZAZ në dt 27.06.2019 është kontaktuar direkt me kompaninë sllovene.
Fletët e votimit janë prodhuar paraditen e dt.28.06.2019.Dok 1 dhe 2 ne foto 
Transporti është kryer ne dt 29.06.2019 (foto 3)
Fletët e votimit kanë kaluar pikën e kalimit kufitar rreth orës 1-1.30 të mëngjesit të dt 30 qershor
Punonjësit tanë kanë pritur dhe dorëzuar fletët në KZAZ
Shpërndarja e gjithë bazës materiale për KQV ka mbaruar para orës 6.
Të gjitha Qendrat e votimit kanë qenë të hapura në orën 7.00 sipas dispozitave të Kodit Zgjedhor!
Nesër do publikojmē dhe vërtetimin nga sistemi TIMS se kur ka kaluar makina në PKK Hani i Hotit.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy