Kodheli rrëfen bisedën më ministrin grek të Mbrojtjes: Kur e takova e pyeta nëse…

Kodheli rrëfen bisedën më ministrin grek të Mbrojtjes: Kur e takova e pyeta nëse…

Para disa javësh, marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë njohën një tensionim të ndjeshëm.

Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Panos Kamenos u shfaq me rroba ushtarake në kufirin me Shqipërinë, duke lëshuar disa deklarata me tone luftarake.

Tensioni u rrit akoma më shumë pasi disa ushtarë me origjinë shqiptare bënë simbolin e shqiponjës në kazermën greke.

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, në një intervistë për revistën Mapo, e dalë në treg këto ditë, ka komentuar edhe qëndrimet e homologut grek.

“Mendoj se në Europë ka një rritje të ndjeshme të partive populiste apo popullore te djathta. Personalisht asnjë ekstrem nuk më rri mirë, qoftë kur flasim për politikë qoftë kur flasim për çdo gjë në jetën e përditshme. Latinët thoshin që “virtyti qëndron në mes” dhe besoj që e mesmja e artë është një gjë që vlen aq më shumë kur flitet për politikën, pa le kur flitet për një politikë si kjo e jona. Unë i kam parë këto veprime, si veprime politikanësh të dëshpëruar e që janë përdorur për konsum të brendshëm politik. Fakti që unë në një mënyrë elegante kam reaguar vetëm me një qëndrim timin në Facebook, shpresoj që i ka bërë kolegët të reflektojnë,” tha Kodheli.

Ajo shtoi se është takuar sërish me Kamenos pas incidenteve: “Po e kam takuar dhe e kam pyetur nëse tashmë është qetësuar dhe janë duke i shkuar mirë punët. Kjo ka qenë pyetja ime retorike për të”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy