Ku kanë shkuar 140 mln euro? Sejamini: Veliaj përgjegjës për paratë e qytetarëve

Ku kanë shkuar 140 mln euro? Sejamini: Veliaj përgjegjës për paratë e qytetarëve

Analisti Neritan Sejamini në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV u shpreh se Erion Veliaj dhe bashkia që ai drejton janë përgjegjëse për administrimin e parave të qytetarëve dhe bizneseve të Tiranës.

Ai tha se Bashkia e Tiranës nuk ka marrëdhënie klient-ofrues, por sipas kontratës dhe vendimeve të qeverisë, është përgjegjëse për të ndjekur kontratën e koncesionarit, jo vetëm çon plehrat, por e kontrollon se si po e zbaton koncesionari

Sipas tij përgjegjësinë për të administruar paratë tona e ka Veliaj dhe ai është përgjegjës se ku kanë vajtur 140 milionë euro.

Sot nuk ka asnjë incinerator, jo vetëm nuk ka të ndërtuar por nuk janë porositur as pajisjet. Bashkia e Tiranës e di që janë harxhuar 140 milionë euro atje dhe nuk ka incinerator? Veliaj ka përgjegjësi për paratë tona.

Bashkia e Tiranës nuk ka marrëdhënie klient-ofrues, por sipas kontratës dhe vendimeve të qeverisë, është përgjegjëse për të ndjekur kontratën e koncesionarit, jo vetëm çon plehrat, por e kontrollon se si po e zbaton koncesionari, sepse ka patur dy vende në komisionin e supervizionit.

A ka marrë zoti Veliaj ndonjëherë raport se si po ecën kontrata, a është informuar zoti Veliaj se nuk po ndërtohet asgjë, se nuk po vihet asnjë gozhdë, nuk ka incinerator, nuk ka porosi. Përgjegjësinë për të administruar paratë tona e ka zoti Veliaj, se kë emëron drejtor ai është puna e tij.

Sot ai është përgjegjës se ku kanë vajtur 140 milionë euro, pa e akuzuar, por ku kanë vajtur. Ai duhet të përgjigjet se kur e ka marrë vesh se nuk po ndërtohet asgjë. Dhe e treta gjithë kontrata e dherave ne nuk e dimë nëse ka vendim, por kush ka urdhëruar që dherat do t’i shkojnë inceneratorit, kush e ka vendosur dhe me çfarë tarife dhe më pas si e ka monitoruar që këto para po mirë administrohen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy