Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha prezantoi sot zyrtarisht Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda. Në fjalën e mbajtur Hoxha tha se se sot hapet një kapitull i ri në rrugën e Policisë së Shtetit.
Po ashtu ai u shpreh se emërimi i Prodës në krye të Policisë së Shtetit do të sjellë një dinamikë tjetër në organizatën e "bluve".
“Sot hapim një kapitull të ri, në rrugën e përpjekjes të organizatës së Policisë në rrugën për t’u rritur e zhvilluar profesionalisht, edhe në mendësinë institucionale”, tha ministri.
Ndërkaq Ilir Proda tha: “Një falënderim që më ka dhënë kryeministri dhe ju ministër për të ushtruar këtë detyrë me përgjegjësi të lartë. Duke qenë se jemi në procese të reja konkurruese, garantoj që ato do të jetë të bazuara mbi performancën që do të ketë çdo drejtues që do të kandidojë dhe asnjë faktor tjetër nuk do të ndikojë”.



