
Partisë Demokratike ka vijuar me akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama për lidhjet e tij me krimin. Në një dalje për mediat, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka denoncuar ditën e sotme se 42 vjeçari Durim Keçi ndodhet jashtë dyerve të burgut. Nga selia blu Alibeaj tha se, Keçi me gjasë nuk do të ekstradohet në Itali, shteti ku është dënuar për prostitucion dhe trafik droge.
"Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e paralajëmroi që në tetor se Durim Keçi do t’i shpëtonte drejtësisë, sepse kishte mik kryeministrin Edi Rama dhe i ka shërbyer atij në çdo palë zgjedhje. Në tetor, Lulzim Basha bëri të njohur ekzistencën e tabulateve telefonike të Edi Ramës me Durrim Keçin, të cilit i garantoi mosekstradimin. Dhe kështu ndodhi. Reforma në drejtësi u përdor për të çliruar nga drejtësia kriminelët si Keçi dhe të tjerë të fuqishëm, që kërkohen për ekstradim në Itali. Por Lirimi i Durim Keçit është edhe efekt i presionit të Edi Ramës ndaj drejtësisë dhe kontrollit politik nëpërmjet kryeprokurorit antikushtetues" tha Alibeaj.
Gjatë fjlaës së tij Alibeaj akuzoi kryeministrin Rama se që kur emëroi Prokurorin e Përgjithshëm pa vetting dhe në kundërshtim me kushtetutën, "Saimir Tahirit iu kthye pasaporta dhe ai mund të lëvizë i lirë kudo ku ka fshehur paratë e fituara nga trafiku I drogës. Orest Sota u lirua nga burgu, megjithëse u kap në mashtrim për burimin e 863 mijë eurove dhe përdorimin e tyre. Trafikantëve të kokainës së Xibrakës iu ul dënimi dhe prokuroria nuk e ankimoi vendimin. Balilajve iu rikthye nga Gjykata leja për policinë private, që do të thotë një ushtri e armatosur me njerëz në mbrojtje të Kelment Balilit".
Sipas demokratit bashkë me lirimin e kriminelit Durim Keçi, këto janë prova konkrete se Edi Rama e ka blerë pushtetin nëpërmjet krimit dhe po e mban nëpërmjet kapjes së drejtësisë. Ai i bëri thirje çdo shqiptari që të bashkohet me opozitën në 27 Janar në sheshin e protestës për t’I thënë Edi Ramës se ne jemi njerëz të lirë dhe nuk e pranojme zgjedhën e krimit!



