Manja çon në SPAK zyrtaren e lartë të Agjencisë së Trajtimit të Pronave

Manja çon në SPAK zyrtaren e lartë të Agjencisë së Trajtimit të Pronave

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka kallëzuar në SPAK drejtoreshën e Agjencinë e Trajtimit të Pronave.

Dyshohet se ajo së bashku me zyrtarë të tjerë të këtij institucioni janë përfshirë në skema abuzimi.  

Përmes një deklarate për mediat, Manja thotë se kjo është goditja më e rëndësishme e Njësisë Anti- Korrupsion.

Jam këtu për të ndarë me opinionin publik rezultatet e një hetimi disa mujor, nga drejtoria Anti-Korrupsion, në Agjencinë e Trajtimit të Pronave. Ka dyshime se njësia Anti-Korrupsion, nëpërmjet hetimeve, për disa skema përfitimi abuzimi dhe korrupsioni ku janë përfshirë zyrtarët më të lartë të trajtimit të pronave, kjo është goditja më e rëndësishme dhe hetimi më serioz i zhvilluar nga kjo njësi.  Pas një hetimi të gjatë të kësaj njësie, zyrtarja më e lartë e Agjencisë së Trajtimit të Pronave,  drejtori i kompensimit financiar në këtë agjenci dhe një zyrtar tjetër, rezultojnë të implikuar në veprimtari abuzive përmes skemash abuzive, të cilat dyshohet fort se kanë prodhuar korrupsion domethënës. Është radha e SPAKU-t të thellojë hetimet e veprimtarisë së këtyre individëve dhe të zbardh deri në fund skemat abuzive të vëna në veprim në shkelje të ligjit e në kurriz të qytetarëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy