“Jeni autore e asaj që është bërë në Shqipëri”, çfarë shihni të keqe që doni ta ndryshoni?

“Jeni autore e asaj që është bërë në Shqipëri”, çfarë shihni të keqe që doni ta ndryshoni?

Për vite me radhë politikania Jozefina Topalli ka qenë në krye të Kuvendit të Shqipërisë. Tashmë në një pozicion kundër PD, Topalli ka krijuar “Lëvizjen për Ndryshim”.

Duke marrë shkas nga ndryshimet, drejtuesi i emisionit “Të Paekspozuarit”, në MCN TV,  Ylli Rakipi pyeti Topallin lidhur me ndryshimin konkret që lëvizja e saj kërkon të bëjë.

“Çfarë shihni ju të keqe në Shqipëri që doni ta ndryshoni? Ju keni qenë emri numër 2 në PD, atëherë çfarë doni të ndryshoni ju ndërkohë që jeni autore e asaj që është bërë nga ju”, pyeti Rakipi.

Topalli duke iu shmang pyetjes duke folur lidhur me fillimet e saj në politikë dhe ringritjen e saj pas vitit 1997-të.

“Unë kam hyrë në 96-ën dhe kam qenë pa eksperiencë politike. Në atë kohë ishte në pushtet PD dhe erdhi 97-ta. Të gjithë personalitetet ia mbathën dhe kur u kthyem në PD ishim 3-4 vetë. Kështu që jeta ime politike ka filluar kur PD ishte pluhur dhe bashkë me ato pak kolegë kemi punuar dhe kemi shkelur në gjysmën e Shqipërisë ku nuk shkelej. Ia dolëm të ngrinim PD dhe në 2005-ën unë u bëra numri dy me protokoll”, tha Topalli.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy