Kryeministri Rama në krah të Presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von Der Lajen shmangi përgjigjen e drejtëpërdrejtë për arrestimin e ish-Presidentit Ilir Meta. Tha se çështja Meta është rast tipik i drejtësisë, ndërsa për Von Der Lajen drejtësia e re në Shqipëri nuk është çështje individësh. Një koment ajo e dha edhe për marrëveshjen Shqipëri-Itali si dhe çeljen e grupkapitujve të parë me BE.



